Sport

Roma mposht Frosinonen

Foto: AS Roma

Roma ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Frosinone.

2 me 3 ishte rezultati final i takimit të sotëm, me vendasit që kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë përmes Cianos, transmeton Koha.net.

Xheko e Pellegrini shënuan në vazhdim për Romën.

Në minutën e 80 vendasit barazuan shifrat përmes Pinamontit.

Por, Edin Xheko shënoi sërish kur po luhej minuta e 90+5 për t’ia dhënë pikët e plota Romës.

Roma në vendin e pestë tani ka 44 pikë, derisa në vendin e 19 Frosinone ka 16 pikë.