Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino thotë se ëndrra për ekipin e tij që ta fitojë Premeir Ligën në këtë sezon ka marrë fund, pas humbjes prej 2 me 1 në udhëtim te Burnley.
“Spurs” dy herë ishin në disavantazh në udhëtim te Burnley dhe nuk arritën të marrin pikë nga ndeshja e sotme për të mbetur kështu prapa Manchester Cityt e Liverpoolit në garën për titull, transmeton Koha.net.
Kur u pyet nëse gara për titull ka përfunduar Pochettino tha për Sky Sports, “Po. Ne jemi shumë të zhgënjyer sepse janë edhe 11 ndeshje për t’u luajtur, diferenca mund të jetë edhe më e madhe. Natyrisht, ka edhe shumë lojë por sot, në mendjen time, duhej të fitonim tri pikët për të shtuar presionin në ata (Cityn e Liverpoolin)”.