Sport

Messi i pandalshëm mposht Sevillën

Foto: Reuters

Barcelona ka arritur të mposhtë në udhëtim Sevillën falë një paraqitje të jashtëzakonshme nga Leo Messi.

2 me 4 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Navas kaloi Sevillën në epërsi në minutën e 22 pas asistimit nga Ben Yederi.

Megjithatë pas katër minutave Leo Messi barazoi shifrat duke shënuar një gol shumë të bukur nga një asistim i Rakitiqit.

Sevilla riktheu epërsinë në minutën e 42 përmes Mercados, për ta mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Barça nuk u dorëzua dhe arriti në pjesën e dytë që të përmbysë gjithçka dhe këtë e bëri falë Leo Messit që e kompletoi “hat-trickun” e tij.

E në minutën e 90+3 Messi bëri edhe një asistim për Luis Suarezin.

Ne vendin e parë Barcelona tani ka 57 pikë, derisa Sevilla në të pestin ka 37 pikë.