Ferizaj i është rikthyer rezultateve negative pasi është mposhtur nga Drenica me rezultat 3 me 1, ndërsa Gjilani ka ndarë pikët me Flamurtarin në kuadër të Superligës së Kosovës.
Uka, Dajaku dhe Elshani ishin golashënuesit e Drenicës derisa për Ferizajn golin e nderit e realizoi Hamiti.
Me këtë fitore Drenica bie në pozitën e pestë me 27 pikë. Ferizaj mbetet i parafundit me 18 pikë.
Gjilani me këtë barazim kthehet në pozitën e pestë.
Fitore ka shënuar edhe Ballkani që ka mposhtur me lehtësi KEK-un me rezultat 3 me 0.