Rikthehet në kryeqytet ylli i futsallit, Azem Ibrahimi pas shtatë viteve karrierë në Superligën e Çekisë, ku arriti të jetë një ndër lojtarët më cilësor.
FC Prishtina në futsall përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është përforcuar me Ibrahimin, transmeton Koha.net.
“Azem Ibrahimi, konsiderohet lojtari më cilësor dhe profesionist shqiptar. Ai ishte pjesë e skuadrave, FC Bamboo, FC Benago dhe FC Sparta Praga, po ashtu ai është lojtari kryesor i Kombëtares shqiptare. Përvoja e tij në futsall, ku shumë vite ka arritur të jetë në formë të lartë në Superligën e Çekisë do të na sjell siguri dhe motiv shtesë”, shkruan FC Prishtina.