Piatek synon ta bëjë Milanin sërish të madh

Piatek synon ta bëjë Milanin sërish të madh

21 February 2019 08:54

Sulmuesi polak, Krzysztof Piatek shpreson që ta bëjë Milanin sërish të madh.

Piatek ka shënuar gjashtë gola për Milanin që nga transferimi në fund të afatit kalimtar të janarit. Me ardhjen e tij, te tifozët e Milanit janë rritur shpresat për gjëra të mëdha.

"Unë shpresoj që Milani të bëhet i madh sërish falë meje", ka thënë Piatek për "Przeglad Sportowy”, përcjell sot Koha Ditore.

Piatek, po ashtu, ka përgëzuar edhe bashkëlojtarin brazilian Lucas Paqueta, një lojtar që po ashtu iu bashkua Milanit në janar.

"Paqueta e di se ku e dua topin dhe ka aftësi të mëdha teknike. Unë jam larguar nga Polonia kur isha i gatshëm fizikisht, mentalisht dhe teknikisht. Kam mundur të largohem më herët, por preferova të qëndroja edhe një vit dhe nuk jam pishman për këtë", ka shtuar Piatek.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme