Sport

Gjilani ndërpret bashkëpunimin me Pajazitin

Skuadra e Gjilanit ditën e sotme me marrëveshje të dy anshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm, Sadat Pajaziti, ka bërë të ditur klubi gjilanas.

Ushtrues detyre në postin e trajnerit është caktuar, Alban Hyseni, transmeton Koha.net.

Klubi futbollistik Gjilani e falënderon Pajazitin për kontributin e dhënë deri më sot dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës së tij menaxheriale.