Sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski ka thënë se ishte një ndeshje shumë e vështirë sonte në Anfield Road, derisa shpreson që në ndeshjen e kthimit ekipi i tij të luajë më mirë.
Bayerni arriti të mbajë portën e paprekur në Anfield Road, por nuk arriti as të shënojë duke barazuar kështu me rezultat prej 0-0, transmeton Koha.net.
Lewandowski ka deklaruar për BT Sport se ndoshta do të duhej ta shënonin një gol sonte në Anfield.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Ndoshta mund të kishim shënuar një gol. Liverpooli është një ekip shumë i rrezikshëm dhe ne për 90 minuta duhej të bënim lojë kompakte. Asnjëherë nuk mund të thuash se çfarë do të ndodhë në Ligën e Kampionëve. Duhet të shënojmë nëse duam të shkojmë tutje, shpresoj që në shtëpi të luajmë më mirë”, është shprehur Lewandowski.
Ndeshja e kthimit luhet më 13 mars në Allianz Arena.