Sport

Klopp insiston se nuk ka asgjë personale me Bayernin

Klopp insiston se nuk ka asgjë personale me Bayernin
Foto: Reuters

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka kaluar shtatë vjet duke luftuar kundër Bayern Muenchenit në Bundesligë, por ai thotë se nuk ka asgjë personale, kur të martën (sot, 21:00) me skuadrën e tij do të presë gjigantin gjerman, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Në kohën e tij si trajner i Borussia Dortmundit dhe para kësaj i Mainzit, Klopp ishte përballur me Bayernin 29 herë dhe kishte fituar nëntë ndeshje, shkruan Koha Ditore.