Sport

Piatek ka lindur për të shënuar gola, thotë Gattuso

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thurur lëvdata të mëdha ndaj sulmuesit polak Piatek.

Bomberi shënoi dy herë në ndeshjen e mbrëmshme në fitoren e rëndësishme të Milanit kundër Atalantës.

Ai ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje dhe sigurisht se kjo nuk mund t’i ketë ikur trajnerit të ‘rossonerëve’.

“Në shtatë apo tetë muaj të gjithë janë mësuar me këto gola”, ka thënë Gattuso për ‘Sky Sport Italia’, transmeton KosovaPress.

“Piatek është një lojtar që jeton për të shënuar gola. Ai po bën mirë edhe me lëvizjet, dhe ka aftësi teknike shumë të mira”, ka thënë tutje ‘Rino’.

“Ne jemi të lumtur që e kemi atë në skuadër”, ka thënë ndër të tjerash trajneri i Milanit.

Kujtojmë se Piatek shënoi edhe një ‘dopio’ muajin e kaluar, në Kupën e Italisë, kundër një kundërshtari si Napoli.