Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gattuso tregon çfarë fshihet prapa formës së lart të Milanit

Gennaro Gattuso ka treguar se çfarë fshihet prapa formës së lartë që Milani është duke e kaluar momentalisht.

Rossonerët përforcuan pozitën e katërt në tabelë pas fitores prej 3 me 1 në udhëtim tek Atalanta, duke rritur gjasat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gattuso ka thënë se formë e lartë për shkak se secili është duke u kënaqur me lojën e vet dhe po e shfaqin kualitetin e tyre për të punuar për ekipin.

“Mendoj që sekreti qëndron nëse shohim punën e sulmuesve që bëjnë. Dëshirën që kemi për të bërë presion dhe shtyjmë për ta rikthyer topin në posedim, duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Ky Milan po kënaqet me lojën e vet, lojtarët janë entuziastë, të lumtur që janë bashkë dhe stërvitin. Pas kësaj, ka shumë kualitet në skuadër, por më e rëndësishmja është se secili po e vendos kualitetin e tij në shërbim te ekipit dhe kjo është vendimtare”, është shprehur Gattuso për Sky Sport Italia.