Sport

Unitedi ofron 70 milionë funte për Sanchon

Foto: Reuters

Manchester Unitedi dëshiron transferimin e Jadon Sanchos gjatë verës dhe ka përgatitur një ofertë prej 70 milionë funteve për yllin e Borussia Dortmundit.

Sancho ka treguar formën e tij më të mirë në Bundesliga, duke realizuar tetë gola dhe 13 asistime në 33 paraqitje që prej transferimit nga Manchester City në vitin 2017.

18-vjeçari ka marrë lëvdata nga menaxherët e shumtë, në mesin e tyre ishte edhe ai i Tottenhamit, Mauricio Pochettino që tha se i riu anglez është në radarin e klubeve të njohura evropiane.

Gazeta britanike “The Sun”, raporton se anglezi mund të kthehet në Premier Ligë me Unitedin që e dëshiron si transferim kryesor të verës.

Dortmundi besohet se e ka informuar klubin anglez se dëshiron 70 milionë funte për Sanchon.