Sport

Gazetari italian thotë se Icardi ka marrëveshje me Juventusin

Gazetari italian, Valer De Maggio, ka pohuar se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është pajtuar për kalim te Juventusi.

Icardi në muajt e fundit është lidhur me një largim nga Interi. Gjatë kësaj jave atij i është marrë shiriti i kapitenit dhe refuzoi të luante për ekipin në kuadër të Ligës së Evropës.

Të premten është raportuar se heqja e shiritit të kapitenit ka ardhur pasi Icardi ka vendosur kalimin te Juventusi në mundësinë e tij të parë.

“Mendoj se Interi e di që Icardi ka marrëveshje me Juventusin. Interi është klub i madh dhe [Giuseppe] Marotta është top-drejtor”, ka thënë De Maggio për Radio Kiss Kiss.

“Heqja prej kapitenit është vendim i madh dhe unë them se, Icardi ka arritur marrëveshje me Juventusin”.