Borussia Dortmundi ishte në garë për tre trofetë e mundshëm vetëm pak javë më parë, mirëpo rënia në formë në javët e fundit e ka lënë skuadrën në një situatë ku duhet ta mposhtë Nuernbergun e fundit në tabelë, të hënën, për t'u rikthyer në rrugën e duhur, shkruan Reuters.
Dortmundi kryeson në Bundesligë me pesë pikë epërsi ndaj Bayern Muenchenit që zë vendin e dytë, dhe i duhet fitorja ndaj Nuernbergut për të ruajtur avantazhin, pasi në fundjavën e kaluar lëshoi epërsinë 3:0 dhe barazoi 3:3 me Hoffenheimin, përcjell Koha Ditore.
Ajo ndeshje u luajt vetëm pak ditë pasi Dortmundi u eliminua nga Kupa e Gjermanisë nga Werder Bremeni pas penalltive.
Ndërkohë Dortmundi të mërkurën ka bërë një hap drejt eliminimit edhe nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht thellë, 3:0, në udhëtim nga Tottenhami në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)