Shtatore për Fadil Vokrrin te stadiumi që mban emrin e tij

Shtatore për Fadil Vokrrin te stadiumi që mban emrin e tij

14 February 2019 17:11

Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës për ndërtimin e shtatores pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ketë përgjegjësinë për realizimin e këtij projekti.

Ministri Kujtim Gashi tha se do të ketë një konkurs publik në lidhje me projektin.

“Kemi marrë përsipër të realizojmë një projekt, i cili do të vë në kujtesë themelet e një legjende siç ka qenë Fadil Vokrri. Shtatorja, e cila do të ndërtohet përbri stadiumit do të jetë një kujtim i përhershëm për kontributin e tij. Ky projekt do të jetë një mirënjohje shtetërore për njeriun me të cilin identifikohet futbolli i Kosovës”, tha ai.

Për detajet e projektit dhe procesin në tërësi MKRS-ja do ta mbajë të informuar opinionin ditëve në vijim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme