Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir i Ajaxit për të bërë hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Mbretërit” fituan 1 me 2 me të tre golat e shënuar në 30 minutat e fundit të ndeshjes.
Karim Benzema i dha epërsinë madrilenëve në minutën e 60-të, para se Hakim Ziyech të barazonte gjithçka 15 minuta më pas. Marco Asensio shënoi në minutën e 87-të për 1 me 2 dhe fitoren e rëndësishme të kampionit evropian.
Ndeshja e kthimit në Bernabeu zhvillohet më 5 mars.