PSG-ja kthen në realitet Unitedin e Solskjaerit

PSG-ja kthen në realitet Unitedin e Solskjaerit

12 February 2019 22:57

Pas 11 ndeshjeve pa humbje që prej emërimit të Solskjaerit si menaxher, Paris Saint-Germaini ka kthyer në realitet Manchester Unitedin me fitoren 2 me 0 midis Old Traffordit.

Vendasit nisën takimin me një presion të lartë në zonën e PSG-së dhe gjatë pjesës së parë rrezikuan me Marcus Rashford që gjuajti nga një pozitë e papërshtatshme, por në vend ishte Gianluigi Buffon.

Për Parisin rrezikoi Kylian Mbappe që në minutat e fundit të pjesës së parë gjuajti jashtë portës.

Në fillim të pjesës së dytë francezët heshtën Old Traffordin kur Kimpembe realizoi nga afërsia.

Kur po zhvillohej një orë lojë doli në skenë Mbappe që i dha fund shpresës së Unitedit për të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky takim dhe Parisi pret anglezët me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e kthimit Unitedi do të luajë pa Paul Pogban që u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme