Ancelotti, ultimatum kinezëve për Hamsikun Foto: Reuters

Ancelotti, ultimatum kinezëve për Hamsikun

11 shkurt 2019 15:28

Vazhdon të mbetet e paqartë e ardhmja e yllit të Napolit.

Kalimi i Marek Hamsikut në Kinë te skuadra e Dalian Yifang është kthyer në një telenovelë.

Pritej që mes ditës së nesërme dhe asaj të pasnesërme të përfundonte gjithçka, por avokati i Napolit, Mattia Grassani sjellë të reja rreth kësaj situate.

Në një intervistë të avokatit për “Radio CRC”, ai ka thënë se Carlo Ancelotti i ka dhënë një ultimatum klubit kinez, transmeton KosovaPress.

Trajneri italian i ka vënë kusht palës tjetër që nëse e do lojtarin duhet të bëjë atë që thotë presidenti Aurelio De Laurentiis brenda 48 orëve, ose nuk do të ndodhë asnjë transferim.

Mësohet nga Grassani se kontratat janë hartuar dhe pritet vetëm nënshkrimi i tyre. Operacioni pritet të përfundojë për shifrën e 34 milionë eurove.

Problemi i vetëm që ka klubi kinez është ai i garancive dhe pritet të sigurohet që gjithçka të kryhet sipas marrëveshjes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme