Sport

E argjendta në Paris, dëshmi që Distria ka prekur kulmin

E argjendta në Paris, dëshmi që Distria ka prekur kulmin
 

Me paraqitje impresive deri në finale, Distria Krasniqi ka tejkaluar suksesin që në dy vjetët e kaluar e kishte arritur në Grand Slam të Parisit, garën më të famshme të xhudos. Në vitet 2017 e 2018, duke garuar në kategorinë deri 52 kilogramë, xhudistja pejane kishte fituar medalje të bronzta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të shtunën Distria garoi në kategorinë deri 48 kilogramë dhe bëri hapin para - fitoi medaljen e argjendtë në Paris. Në finale, që u zhvillua para rreth 15 mijë shikuesve, pësoi nga japonezja Ami Kondo. Kondon e kishte mposhtur në Mastersin e zhvilluar në Guangzhou të Kinës më 15 dhjetor, ndërsa prej saj e ka një humbje edhe në Grand Slam të Tokios në vitin 2015.