Sport

Trepça ’89 në gjysmëfinale të Kupës, eliminon Prishtinën

Trepça ’89 është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pasi ka eliminuar Prishtinën në kryeqytet, pas gjuajtjes së penaltive.

Në kohën e rregullt ekipet barazuan pa gola. Njëjtë ngjau edhe në vazhdime.

Në penalti, mitrovicasit ishin më të mirë duke fituar 4 me 5 për të kaluar tutje.

Pos 89-shit në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Vëllaznimi, Feronikeli e Ballkani.