Stephen Curry, nga 20 pikët sa i pati në total, 10 prej tyre i realizoi në çerekun e katërt, për t’i ndihmuar kampionit në fuqi Golden State Warriors të fitojë ndaj Phoenix Suns, 117:107. Për “Luftëtarët”, ky sukses ishte njëherësh edhe i njëmbëdhjeti rresht.
Phoenixi, nga ana tjetër, u mposht për herë të 13-të radhazi, pavarësisht se në duelin e fundit nisjen e pati shumë të mirë, duke krijuar avantazhin prej 17 pikësh në çerekun e parë, dhe tetë minuta e 35 sekonda pa përfunduar ndeshja rezultati ishte 94:88 në të mirë të tyre.
“Warriors” nuk u dorëzua dhe shënoi fitoren e 14, po ashtu, në 15 ballafaqimet e fundit. Ata e humbën Draymond Greenin në fillim të periudhës së katërt pasi e mori faullin e dytë teknik.
Klay Thompson ishte lider në fitore me 25 pikë kurse Kevin Durant shtoi 21 sosh.