Te Kastrioti shpresojnë t'i japin fund dominimit të Besës

Te Kastrioti shpresojnë t'i japin fund dominimit të Besës

Tahir Sopi Tahir Sopi 08 February 2019 09:07

Pas ndërprerjes së dominimit të lojtarëve të Besa Famgas në "garën" për më të mirin e vitit në hendbollin e Kosovës, Deniz Terziqi, po shpreson që këtë edicion me skuadrën e Kastriotit t'i japin fund edhe dominimit të ekipit nga Peja në Superligë.

Terziqi muajin e shkuar u shpall hendbollisti më i mirë për vitin 2018 nga Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK). Ai ndërpreu dominimin e pivotit të Besës, Kastriot Jupa që katër herë rresht e kishte fituar këtë epitet.

Tani Terziqi po synon të fitojë edhe titullin e kampionit me Kastriotin, por pranon se do të jetë vështirë, duke pasur parasysh se Besa këtë trofe e ka fituar në pesë edicionet e fundit. Terziqi para fillimit të këtij edicioni i është bashkuar Kastriotit dhe është njëri prej lojtarëve më të dalluar te ekipi ferizajas. Kastrioti pjesën vjeshtore të këtij edicioni e ka përfunduar në pozitën e parë me 26 pikë të tubuara, sa i ka edhe Besa në pozitën e dytë, por me goldallim më të dobët.

Pjesa pranverore nis këtë fundjavë derisa beku mitrovicas thotë se Kastrioti synon ta mbajë pozitën që ka deri në fund, edhe pse pranon se nuk do të jetë aspak lehtë. Kastrioti të dielën luan në udhëtim kundër Vushtrrisë në kuadër të xhiros së 15-të derisa Besa Famgas një ditë më herët e pret në shtëpi skuadrën e Dritës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme