Unitedi e dëshiron Dybalan

Unitedi e dëshiron Dybalan

06 February 2019 17:13

Manchester Unitedi raportohet se është duke monitoruar situatën e Paulo Dybalas te Juventusi dhe gjatë verës mund të dërgojë një ofertë për shërbimet e tij.

Dybala është lidhur me një transferim te skuadrat si Real Madrid dhe Manchester City.

Madridi pritet të shtojë interesimin gjatë verës, por Corriere dello Sport raporton se Unitedi do të rivalizojë kampionin evropian për transferimin e argjentinasit nëse ai është i lirë për t’u larguar nga Juventusi.

Kampioni italian është lidhur me një transferim të James Rodriguezit nga Real Madridi dhe ardhja e tij do të mund t’i hapte rrugë 23-vjeçarit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme