Cristiano Ronaldo me rastin e ditëlindjes së 34 është shprehur se është duke kaluar një përvojë të jashtëzakonshme te Juventusi, derisa e ndjen veten me fat që po luan në Serie A.
Portugezi ka shënuar 19 gola në 30 paraqitjet e tij të para me “Zonjën e Vjetër”, transmeton Koha.net.
“Jam i lumtur të festoj në Itali, është shumë mirë. Dua të falënderoj fansat që më uruan ditëlindjen, dhe dashurinë që kanë treguar për mua. Po përjetoj një përvojë fantastike me Juventusin dhe jam i lumtur të luaj në Serie A. Të gjithë më trajtojnë shumë mirë, veçanërisht Juventusi, dhe vërtet më pëlqen Torino, një vend i bukur dhe paqësor”, ka deklaruar Ronaldo për Juventus TV.