Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emery thotë se Mustafi nuk ka lëndim të rëndë

Trajneri i Arsenalit,Unai Emery, pret që qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, përcjellin mediumet angleze.

Mustafi ishte titullar në humbjen e Arsenalit nga Manchester City (3:1), por u zëvendësua në minutën e 79-të për shkak të lëndimit të ijëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se Mustafi është mirë dhe nuk ka asgjë serioze. Pres që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen që na pret”, është shprehur Emery.

Mustafi, 26-vjeçar, këtë edicion ka regjistruar 24 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin dhe ka realizuar dy gola në Premier League.