Atletico Madrid është mposhtur 1 me 0 nga Betisi në xhiron e 22-të në La Ligë, duke mos e shfrytëzuar barazimin e Barcelonës me Valencian një ditë më herët.
Canales realizoi nga penaltia golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 64-të.
Në tabelën e La Ligas, Barça prin me 50 pikë, ndërsa Atletico e ndjek pas me 44. Reali si i treti, me 39 pikë, luan më vonë me Alavesin në tentativë për t’u afruar në tabelë.