Sport

Arritja në finale e Katarit, fryt i zhvillimit të talenteve

Arritja në finale e Katarit, fryt i zhvillimit të talenteve

Felix Sanchez Bas mbajti grushtet e mbledhur shkurtazi duke festuar. Seleksionuesi i Katarit më pas shkoi te lojtarët e tij, duke bërë me duar sikur po tentonte të ulte entuziazmin që kishte pushtuar skuadrën, që vetëm sa kishte mposhtur nikoqiren.

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me shifrat 4:0, për të arritur në finale të Kupës së Azisë. Dhe kjo në atmosferë më armiqësore, derisa mijëra spektatorë në stadium fishkëllenin kundër Katarit gjatë gjysmëfinales. Disa edhe hodhën shishe e sandale në fushë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Deutsche Welles.