Sport

Zyrtare: Valdet Rama transferohet te Kukësi

Mesfushori nga Mitrovica, Valdet Rama karrierën do ta vazhdojë te klubi shqiptar, Kukësi.

Rama, që ka luajtur edhe në Bundesligë e La Liga, së fundmi ishte pjesë e skuadrës kineze YB Funde, transmeton Koha.net.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Valdet Ramën. Mesfushori ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në përfundim të Kampionatit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, me opsion rinovimi edhe për një vit”, thuhet në njoftimin e Kukësit.

Më tutje Kukësi shton se, “futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e YB Funde e Kinës dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit tonë”.