Mbledhësi i topave “heroi” që shpëtoi Tottenhamin

Mbledhësi i topave “heroi” që shpëtoi Tottenhamin

31 January 2019 09:50

Një mbledhës i topave është bërë i famshëm nga fansat e Tottenhamit pasi pa zhurmë ia doli të vononte minutat shtesë të takimit që po e fitonin londinezët ndaj Watfordit me rezultat 2 me 1.

Ai mbajti topin për të vonuar minutat shtesë të takimit derisa veprimi i tij ngjalli reagimin e sulmuesit të Watfordit, Isaac Success, i cili u ndëshkua me karton të verdhë kur ia grushtoi topin që po e mbante në dorë i riu.

Pas ndëshkimit të Successit mbledhësi i topave bën me sy kah tifozët dhe njërit prej lojtarëve, duke konfirmuar se po ndihmonte në vonesën e ndeshjes.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme