Sport

Chelsea pëson humbje të thellë ndaj Bournemouthit

Descriptive Text

Chelsea ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Bournemouthi.

Skuadra e Maurizio Sarrit pësoi me rezultat prej 4 me 0, transmeton Koha.net.

Ishte sulmuesi Joshua King ai që shënoi dy gola për vendasit, kurse bëri edhe një asistim për Brooksin.

Në Premier Ligë debutoi edhe Gonzalo Higuain që nuk e ndihmoi aspak skuadrën e tij të re, Chelsean. E golin e fundit e shënoi Daniels në minutën e 90+5.

Chelsea tani në vendin e katërt ka 47 pikë, derisa Bournemouthi në vendin e dhjetë ka 33 pikë.