Sport

Alba drejt vazhdimit të kontratës me Barçën

Foto: Reuters

Mbrojtësi spanjoll, Jordi Alba nuk do të largohet edhe për një kohë prej klubit katalunas.

Jordi Alba dhe Barcelona do të vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2024.

Siç raportojnë mediat spanjolle mbrojtësi 29-vjeçar dhe kampioni i Spanjës kanë shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin e kontratës.

Në këtë mënyrë kontrata aktuale e spanjollit, e cila skadon në 2020 do të rinovohet deri në 2024, transmeton kp. 

Jordi Alba mban veshur fanellën e blaugranave që nga viti 2012 dhe përgjatë viteve ka qenë i pazëvendësueshëm në pozitën e tij. Zyrtarizimi për kontratën e re pritet të vijë në ditët në vijim.