Sport

10 transferimet që mund të ndodhin në fund të afatit kalimtar të janarit

Më 31 janar mbyllet afati kalimtar i janarit në futboll. Teksa kanë mbetur pak ditë deri në fund, SkySports ka përpiluar një listë me dhjetë transferimet që mund të ndodhin në orët e fundit të afatit kalimtar.

Maxi Gomes te West Hami

Sipas burimeve të SkySports, West Hami është gati të paguajë klauzolën prej 43.2 milionë funtesh për sulmuesin e Celta Vigos.

Ivan Perishiq tek Arsenal

Kroati ka kërkuar largimin nga Interi, pasi klubi refuzoi ofertën e Arsenalit për huazim të anësorit. Diskutimet po vazhdojnë mes palëve.

Callum Hudson-Odoi te Bayerni

Callum Hudson-Odoi ka kërkuar largim nga Chelsea këtë muaj pasi Bayerni ofroi 35 milionë funte. Gjithsesi, kërkesa u refuzua, por Bayerni vazhdon të jetë shumë i interesuar.

Youri Tielemans te Leicesteri

Leicesteri është në bisedime me Monacon për transferimin e mesfushorin Youri Tielemans. Ai mund t’i kushtojë anglezëve rreth 20 milionë funte.

Olivier Giroud

Francezi ka pranuar se po e konsideron të ardhmen te Chelsea pas arritjes së Gonzalo Higuainit. Disa klube franceze janë interesuar për të.

Denis Suarez tek Arsenali

Denis Suarez u la jashtë ekipit të Barcelonës në përballjen në Kupë me Sevillën, pas spekulimeve që e lidhin me një kalim tek Arsenali. 25-vjeçari e do ribashkimin me trajnerin Unai Emery.

Idrissa Gueye drejt PSG-së

Paris Saint-Germaini ka ofruar 21.5 milionë funte për mesfushorin e Evertonit, Idrissa Gueye. 29-vjeçari ka kërkuar largimin.

Javier Hernandez te Valencia

Javier Hernandez është i vendosur të kalojë te Valencia dhe West Hami është i gatshëm ta shesë.

Charlie Austin

Southamptoni është duke pritur oferta për sulmuesin Charlie Austin.

Alfredo Morelos te Nice

Ylli i Rangersit po kërkohet nga disa skuadra franceze me Nicen që udhëheq garën.