Sport

Sharin e Hajrizi ndezin shpresën te Bashkimi

Me ardhjen e trajnerit Jeronimo Sharin dhe transferimin e Drilon Hajrizit, te Bashkimi po besojnë se sërish do të jenë pretendent për trofe në basketbollin e Kosovës.

Si Sharin ashtu edhe Hajrizi, të hënën, janë zyrtarizuar te Bashkimi, dhe kampionit në fuqi do t'i bashkohen të mërkurën. Me këtë, te Bashkimi insistojnë se ekipi, që ka edhe katër të huaj, është kompletuar, shkruan Koha Ditore.

Bashkimi këtë edicion nuk ka pasur rezultatet e dëshiruara. Ka dështuar si në kampionat që vjet fitoi titullin ashtu edhe Ligën Ballkanike (BIBL) ku shkoi deri në finale.

Në Superligën e Kosovës, Bashkimi është i katërti me 24 pikë, derisa në BIBL ka bilancin më të dobët: një fitore e tetë humbje... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)