Sport

Caktohet vendi ku do luhet finalja e Kupës së Mbretit

Federata Spanjolle e Futbollit ka zyrtarizuar vendin që do zhvillohet finalen e Copa del Rey.

Stadiumi i Real Betis, “Benito Villamarin” në qytetin e Sevillës është zgjedhur për të pritur finalen e Kupës së Mbretit për sezonin 2018/19.

Do të jetë hera e parë që nga viti 2002-03 që finalja nuk luhet në asnjë prej qyteteve si Madridi, Barcelona apo Valencia, transmeton ksp.

Betis ende ka shpresa se mund të luaj në finale, pasi është kualifikuar në çerekfinale dhe në ndeshjen e parë ka barazuar 1-1 kundër Espanyolit.

Finalja e Copa del Rey do të luhet me 25 maj. 

{gallery}