Sport

Udhëhoqi 0 me 3, por Roma ndalet me barazim

Pavarësisht se arriti të udhëhiqte 0 me 3 në 40 minutat e parë të ndeshjes, Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim si mysafire e Atalantas.

Në xhiron e 21-të të Serisë A, skuadrat barazuan 3 me 3.

Edin Xheko shënoi dy herë për Romën në minutat 3 dhe 33. Stephan El Shaarawy trefishoi epërsinë në minutën e 40-të. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Timothy Castagne ngushtoi rezultatin. Në minutën e 59-të, Rafael Toloi e solli në vetëm një diferencën mes dy skuadrave, para se Duvan Zapata të barazonte gjithçka në minutën e 72-të. Goli i barazimit për Zapatan erdhi vetëm dy minuta pasi ai humbi penaltinë.

Pas tri fitoreve rresht në Serie A, Roma tani me barazim mbetet e pesta me 34 pikë në tabelë. Atalanta ka dy pikë më pak në pozitën e shtatë.