Sport

Sambe, surfistja që po kalon dallgë në oqean dhe jashtë tij

Në një mëngjes të freskët dimri në plazhin Santa Monica të Kalifornisë, Khadjou Sambe doli për një stërvitje me trajneren e saj të surfimit, Rhonda Harper. Pasi përfundoi nxehjet, 23-vjeçarja lëvizi ngadalë drejt ujit. Kjo është njëra prej ditëve të fundit të Sambes në SHBA. Viza e saj gjashtëmujore i skadon në fund të këtij muaji dhe ajo duhet të kthehet në shtëpinë e saj në Dakar, Senegal.

Sambe në muajt e fundit është stërvitur në Kaliforni me Harperin me shpresën që do të jetë pjesëmarrëse në lojërat olimpike "Tokio 2020", në të cilat surfimi do të debutojë si sport olimpik. Për Samben plazhi në Santa Monica është një risi, krejt ndryshe nga plazhi i saj në shtëpi ku është mësuar të surfojë, shkruan sot Koha Ditore.

"Këtu mund të shohësh surfistë të ndryshëm, dallgë të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm", pranon Sambe.

Në këtë plazh me famë botërore, çdo mëngjes Harper, Sambe dhe një surfiste tjetër, Bhella Bell, ishin femrat e vetme zezake.

"Është paksa e pakëndshme për mua të vij në këtë vend për shkak se pothuajse të gjithë janë të bardhë", shton Rhonda Harper, një surfiste me përvojë dhe themeluese e organizatës "Black Girls Surf".

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)