Sport

Mbi 210 mijë euro janë mbledhur për kërkim privat të Salas

Foto: Reuters

Mbi 210 mijë euro janë mbledhur për të nisur një kërkim privat për futbollistin e Cardiff Cityt, Emiliano Sala, raporton BBC.

Të enjten ishin ndalur kërkimet zyrtare për sulmuesin argjentinas, 28 vjeçar, dhe pilotin David Ibbotson, 59 vjeç, transmeton Koha.net.

Image

Paratë, e mbledhura përmes faqes “GoFundMe”, ka lejuar familjen e futbollistit që të financojë dy anije për të nisur kërkimin të shtunën.

Aeroplani ishte zhdukur nga radari të hënën mbrëma derisa dyshja po fluturonte mbi Kanalin anglez dhe ishin rrugës për në Cardiff.

Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri i është bashkuar thirrjeve të familjes së Salas për të rikthyer kërkimet.

Në mesin e 2,448 persona që kanë kontribuar janë edhe shumë futbollistë përfshirë këtu edhe Leo Messin, Ilkay Gundoganin, Adrien Rabiot, Corentin Tolisson, trajnerin e Nantesit Vahid Halilhodziq, etj.

Organizatorët e kësaj faqe, agjencia e futbollit me bazë në Paris Sport Cover, shpreson që të mbledhin në total 300 mijë euro për këto kërkime.