Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të një kundërshtari për ndeshje miqësore.
Kundërshtari i ardhshëm i “Dardanëve” mund të jetë Gjibraltari.
Lajmin për Sportin në KTV e ka konfirmuar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Jemi në bisedime me shumë kombëtare, ndër to edhe me Gjibraltarin. Nuk e dimë ende se me kë do të luajmë, por do të shohim në vazhdim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Ademi.
Takimi ndaj Gjibraltarit pritet të zhvillohet më 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.