Sport

Kuka: Loriana e argjendtë me shkëlqim të artë

Trajneri i mirënjohur Driton Kuka është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e Loriana Kukës në Grand Prix Tel Aviv.

Loriana Kuka ka rrëmbyer medaljen e argjendtë sot në Tel Aviv, duke arkëtuar 490 pikë olimpike, me rëndësi shumë të madhe për të siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, transmeton Koha.net.

“Loriana e argjendtë me shkëlqim të artë. Trepça nuk prodhon vetëm ari por edhe argjend. Majlinda medaljen e artë dhe 700 pikë olimpike, Loriana medalja e argjendtë 490 pikë olimpike”, ka shkruar Kuka. “Grand Prix Tel Aviv dy garuese dy medalje nismë e mbarë për ekipin tonë”.