Loriana Kuka fiton ndeshjen e parë në Tel Aviv

Kuka e argjendtë në Tel Aviv

26 January 2019 11:10
16:49

Loriana Kuka i ka siguruar edhe një medalje Kosovës në Grand Prix “Tel Aviv”.

Kuka arriti të kualifikohet në finale, por e humbi atë nga sllovenia Klara Apotekar, transmeton Koha.net.

Sllovenia rrëmbeu të artën duke e mposhtur Kukën në “Golden Score” në kategorinë 78 kilogramë.

Kujtojmë se kjo është medalja e dytë për Kosovën në këtë Grand Prix, pasi ditë më parë Majlinda Kelmendi rrëmbeu të artën.

16:20

Ndiqeni direkt meçin final Kuka – Apotekar

Xhudistja Loriana Kuka është në kërkim të medaljes së artë nga Grand Prix “Tel Aviv”.

Ajo në finale do të përballet me sllovenen Klara Apotekar, transmeton Koha.net. Kuka lufton në kategorinë 78 kilogramë.

Meçin e saj mund ta ndiqni rreth orës 16:35.

12:41

Kosova e pandalshme në Tel Aviv, Kuka në finale

Loriana Kuka ka vazhduar suksesin në Tel Aviv duke kaluar në finale të Grand Prix.

Kuka në gjysmëfinale mposhti me ippon britaniken Powell.

Në finale ajo do të përballet me fituesen e duelit Apotekar – Sampaio.

12:05

Kuka mposht rusen, prek gjysmëfinalen në Tel Aviv

Loriana Kuka ka mposhtur rusen Babintseva për të siguruar një vend në gjysmëfinale të Grand Prix që po mbahet në Tel Aviv.

Në gjysmëfinale Kukën po e pret xhudistja britanike Natalie Powell.

11:10

Loriana Kuka fiton ndeshjen e parë në Tel Aviv

Loriana Kuka ka nisur me fitore rrugën drejt medaljeve në Grand Prix që po mbahet në Tel Aviv.

Kuka mposhti me ippon garuesen holandeze Ilona Lucassen në raundin e dytë të garave deri në 78 kilogramë, pasi në të parin ajo ishte e lirë.

Në çerekfinale ajo do të përballet me rusen Babintseva.

Dy ditë më parë, Majlinda Kelmendi fitoi Medaljen e Artë në Tel Aviv për kategorinë deri në 52 kilogramë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme