Sport

Me të artën në Izrael Majlinda po kthen sundimin në kategorinë e saj

Me të artën në Izrael Majlinda po kthen sundimin në kategorinë e saj

Në mënyrë impresive ka mbyllur luftën finale Majlinda Kelmendi. Për 36 sekonda e ka rrëzuar dy herë Gili Cohenin e Izraelit, për një fillim të mbarë të vitit 2019. Për një fillim që pritet nga kampionia olimpike dhe njëra prej xhudisteve më të famshme të kohës.

Majlinda Kelmendi 27 vjeç, të enjten, fitoi medaljen e artë në turneun Grand Prix të mbajtur në Tel-Aviv të Izraelit. Është kjo gara e parë e turit botëror të xhudos, që përfshin ngjarjet kryesore të vitit në këtë sport. Majlinda ka fituar të artën në kategorinë deri 52 kilogramë me katër fitore, të gjitha të siguruara me "Ippon", shkruan sot Koha Ditore.