Sport

Xhudistet kthehen në vendin ku vjet morën hovin e madh

Xhudistet kthehen në vendin ku vjet morën hovin e madh
 

Në vendin ku shënoi sukses të dyfishtë vitin e kaluar, ekipi i Kosovës në xhudo e hap 2019-n me shpresë dhe synim për një vit tjetër me rezultate kulmore. Në prill, Nora Gjakova fitoi medalje të artë, ndërsa Distria Krasniqi medalje të argjendtë në kampionatin evropian të mbajtur në Tel-Aviv.

Në Tel-Aviv mbahet gara e parë e turit botëror të xhudos për vitin 2019. Prej të enjtes deri të shtunën mbahet gara Grand Prix, në të cilën Kosova merr pjesë me tri xhudiste. Kampionet olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Loriana Kuka do të kërkojnë medalje për Kosovën në Tel-Aviv. Distria garon në kategorinë deri 48 kilogramë, Majlinda në atë deri 52 kilogramë, kurse Loriana në kategorinë deri 78 kilogramë. Nora e Akil Gjakova pushojnë në këtë garë për shkak të ngarkesës së madhe që patën vitin e kaluar.