Sport

Ronaldo humb penaltinë, por Juve s’ndalet

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka humbur penaltinë në përballjen me Chievon, por kjo nuk e ka ndalur ekipin e tij që shënoi një tjetër fitore të thellë në Serie A.

Juve fitoi 3 me 0 në kuadër të xhiros së 20-të.

Douglas Costa, Emre Can dhe Daniele Rugani shënuan golat për “Zonjën e Vjetër”.

Me fitoren e 18-të, Juve arrin në kuotën e 56 pikëve në krye të tabelës, nëntë më shumë se ndjekësi i parë Napoli.