Sport

Arsye të shumta ndikuan që Babel të mos e dëshmojë potencialin

Arsye të shumta ndikuan që Babel të mos  e dëshmojë potencialin

Në javën në të cilën përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të zënë duke krahasuar fotografitë e tyre aktuale me ato që i kishin bërë para një dekade (#10YearChallenge), kthimi i holandezit Ryan Babel në Premier League është ndier paksa. I transferuar nga Ajaxi në vitin 2007 te Liverpooli i Rafael Benitezit për 13 milionë euro si golashënuesi më i mirë i ri në Holandë, 32-vjeçari këtë javë iu bashkua Fulhamit, në një lëvizje tjetër në drejtim të futbollit anglez.

Ai firmosi kontratë afatshkurtër deri në fund të këtij edicioni, pas një karriere nomade, e ndonjëherë edhe kontroverse, që e ka dërguar në Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Spanjë dhe Turqi prej se ishte larguar nga stadiumi "Anfield Road" i Liverpoolit në vitin 2011, shkruan sot Koha Ditore.