Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli fiton ndaj Lazios, mbetet prapa Juves

Foto: Reuters

Napoli ka fituar në xhiron e 20-të në Serie A ndaj Lazios 2 me 1 duke vazhduar ndjekjen e liderit, Juventus.

Skuadra napolitane realizoi dy golat në pjesën e parë. Për Napolin shënuan Callejon dhe Milik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e dytë, Ciro Immobile ngushtoi rezultatin në 2 me 1 në minutën e 65-të.

Nga minuta e 70-të, Lazio mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Francesco Azcerbi u ndëshkua me karton të kuq.

Napoli ka 47 pikë në pozitën e dytë në Serie A. Juventusi mbetet i pari me 53. Interi është i treti me shtatë pikë më pak se Napoli.