Carter, boksieri që vuajti 20 vjet burgim për vrasjet që nuk i kreu

Carter, boksieri që vuajti 20 vjet burgim për vrasjet që nuk i kreu

20 janar 2019 12:04

Në shkurt të vitit 2014 Rubin Carter kishte pranuar se po humbte betejën dyvjeçare me kancer të prostatës.

Në shtëpinë e tij në Toronto ai shkroi amanetin e tij të botuar në gazetën "New York Daily News" - që David McCallumit, një njeriu të dënuar për vrasje në vitin 1985, t'i jepej mundësia për një seancë të re dëgjimore, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Carter, 76-vjeçar, kishte shkruar se beson në pafajësinë e McCallumit dhe se seanca dëgjimore do ta çonte në lirimin e tij. Shkurtazi ai kishte përmendur rënien e shëndetit të tij dhe se si jeta e kishte bërë një zë autoritar për çështje të tilla.

"Unë jam tash në parim në shtratin e vdekjes dhe po e them dëshirën time të fundit për ata me autoritete ligjore që të veprojnë. Unë po shikoj vdekjen drejt në sy, ajo më ka në litar, por unë nuk zmbrapsem. Nëse e gjej parajsën pas kësaj jete, do të isha mjaft i befasuar. Në vitet e mia në këtë planet kam jetuar në ferr për 49 vjet të para dhe kam qenë në parajsë në 28 të fundit. Për të jetuar në një botë ku e vërteta ka rëndësi dhe ku drejtësia, sado vonë, do të ndodhë, ajo botë do të jetë mjaftueshëm parajsë për gjithë ne", kishte shkruar Carter.

Carter vdiq në gjumë më 20 prill të vitit 2014. Rasti i McCallumit u ridëgjua dhe ai u shpall i pafajshëm më 15 tetor të vitit 2014...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme