Sport

Valverde: S’është e lehtë të përforcohemi

Foto: Reuters

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë se klubi është duke punuar që të përforcohet në afatin kalimtar të janarit, por thekson se një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë.

Ai ka thënë se, “e di se klubi është duke në ndonjë mundësi që kemi. Por, do të shohim. Nuk është aq e lehtë sa që duket”.

Valverde thotë se është i kënaqur edhe me ekipin që ka edhe nëse nuk arrin të përforcohet me ndonjë lojtar.

“Do të shohim se çfarë mund të bëjmë, dhe nëse s’mundemi, e them sërish: Do të vazhojmë me këtë ekip që kemi. Jam i lumtur me të gjithë ata, nëse kemi një shans atëherë është mirë por s’po mendojmë çdo sekondë për këtë”, është shprehur ai.