Albert Vallçi është transferuar te skuadra austriake RedBull Salzburg, nga rivali Wacker Inssbruck.
Mbrojtësi 23-vjeçar ka luajtur një vit e gjysmë me ekipin që u promovua në Bundesligën austriake, me të cilën e fitoi titullin e divizionit të dytë vitin e kaluar. Në total, me klubin Innsbruck i zhvilloi 54 ndeshje me pesë gola të shënuar e tetë asistime, e 16 herë ka luajtur në Tipico Bundesliga.
“Ndihem shumë mirë. Jam tejet i kënaqur për kalimin në Salzburg dhe gjithçka ka shkuar mirë. Do të jap më të mirën natyrisht dhe ta ndihmoj ekipin. Shpresoj që të kem ndikim te Salzburgu për një kohë të gjatë. Kam shumë të pëlqyer në futboll, por në pozitën time si mbrojtës, e pëlqej më së shumti Sergio Ramosin”, ishin fjalët e para të Vallçit pas transferimit te skuadra e re.
“Albert Vallçi është shumë i shpejtë, i fortë fizikisht dhe luan në disa pozita. Ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme në vitet e fundit dhe do të përshtatet në stilin dhe mentalitetin e RedBull Salzburgut”, ka nënvizuar drejtori sportiv i austriakëve, Christoph Freund.
Vallçi me klubin e ri do të jetë deri më 30 qershor të vitit 2022.