Sport

Reali fiton derbin ndaj Sevillës

Foto: Reuters

Real Madridi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Sevillës.

Kampioni i Evropës e mposhti Sevillën me rezultat prej 2 me 0, në një ndeshje të cilën e dominoi, transmeton Koha.net.

Casemiro ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e 78.

Kurse golin e dytë e shënoi futbollisti më i mirë në botë Luka Modriq në minutën e 90+2.

Me 36 pikë Real Madridi mban tani vendin e tretë. Kurse Sevilla në një pozitë më poshtë ka 33 pikë.