Trent Alexander-Arnold ka vazhduar kontratën me Liverpoolin.
Anglezi që është lojtar i Liverpoolit që në moshën 6-vjeçare, raportohet se ka nënshkruar pesëvjeçare.
“Jam shumë krenar dhe i privilegjuar që kam përkrahjen dhe besimin e klubit për të më ofruar kontratën e re”, ka thënë 20-vjeçari.
“Nuk kisha dyshime për të vazhduar qëndrimin në klub. Shpresoj të arrij shumë suksese gjatë këtyre viteve”, ka shtuar ai.
Alexander-Arnold do të mungojë një muaj shkaku i një lëndimi që ka pësuar në gju.